Nga Vendi
29 August 2020
 20 vjeçari nga Kosova mbytet në liqenin e malit Sharr në Maqedoni

 

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në stacionin policor të Kodrës së Diellit në territorin e vendit tonë, personi me inicialet F.A (20) nga Kosova bashkërisht me disa persona tjerë nga Kosova kanë hyrë ilegalisht në Maqedoninë e Veriut.

 

“Gjatë kalimit ilegal ata janë ndaluar që të ndalen te liqeni që ndodhet, dhe sipas denoncimit, F.A është mbytur. Një person është kthyer në Kosovë ku ka paraqitur rastin në stacionin policor në Dragash, nga ku më pas është njoftuar edhe stacioni policor në Kodrën e Diellit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas njoftimit, sor rreth orës 9 është bërë këqyerja e vendit të ngjarjes nga ekipet e SPB Tetovë dhe prokurori publik ku është gjetur trupi i pajetë i personit me inicialet F.A.

Me urdhër të prokurorit publi, trupi është çuar për autopsi ndërsa personat tjerë që kanë qenë me të ndjerin ndodhen në stacion policor në Tetovë për ta zbardhur rastin.



Të ndryshme
Më shumë
Kejvina shfaqet e zjarrtë nga pushimet29 July 2021
Egzona shfaqet e veshur plot stil me një fustan unik... 14 September 2021
Erdo?an: Turqia së shpejti me vaksinën e saj ‘Turkovac’22 September 2021