Nga Vendi
7 September 2020
Gjashtë vi ktima dhe 37 raste të reja me Covid në Maqedoni

Gjatë 24 orëve sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 484 testime, nga të cilat 37 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19 dhe atë: Shkup-9, Dibër-1, Prilep-1, Tetovë-3, Gostivar-1, Gjevgjeli-12 (shtetas të huaj), Strumicë-1, Radovish-1, Koçan-1, Probishtip-1, Dellçevë-1 dhe Kratovë-1.

Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 251 pacient të shëruar dhe 6 vi ktima dhe atë një nga Shkupi i moshës 73 vjeçe, një nga Struga i moshës 79 vjeçare, një nga Gostivari i moshës 55 vjeç, Kriva Pallanka (63), Delçevë (86) dhe një pacientë nga Kërçova i moshës 74 vjeçe.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 15127, derisa i personave të shëruar 12486, I viktimave 623. Për momentin numri i rasteve aktivë në vend shënon 2018.



Të ndryshme
Më shumë
Laurel bëhet atletja e parë transgjinore që merr pjesë në Lojëra Olimpike21 June 2021
Zyrtare: Real Madridi konfirmon shitjen e Achraf Hakimit te Interi 2 July 2020
Deri tani 782 qytetarë në Maqedoni e kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër Covid11 October 2021