Nga Vendi
8 September 2020
Javën e ardhshme diskutohet hapja e kufijve pa kushte me rajonin

Javën e ardhshme do të diskutohet për hapjen eventuale të kufijve të Maqedonisë së Veriut me shtetet e rajonit pa kushte. Vendet e Ballkanit Perëndimorë si dhe Greqia e Bullgaria do të rilidhen sërish “on-line” për tu koordinuar për lëvizjen e qytetarëve, por edhe për situatën me Pandeminë. Zv/ministri i Shëndetësisë Armend Arsllani tha se me vendet e rajonit janë marrë vesh të hartojnë një dokument për protokoll të ndërsjellë për kufijtë.

 “Grupet punuese janë në aktivitetet e tyre të përditshme, kemi shkëmbim të informacioneve gjatë gjithë periudhës dhe tani ne presim një hap tjetër, në të cilën do të kemi edhe një përgjigje konkrete gjatë video-konferencës për të pasur një protokoll të harmonizuar dhe konkret me të gjitha mënyrat sesi do të vazhdoj lëvizja sa më e lehtë e të gjithë udhëtarëve, por gjithmonë duke pasur një kontroll të shpërndarjes dhe përhapjes së virusit korona- deklaroi Armend Arsllani, Zëvendësministër i Shëndetësisë.

 Lëvizje të lirë pa test dhe pa kufizime të tjera Maqedonia e Veriut për momentin ka vetëm me Shqipërinë. Ndërsa lehtësimi i lëvizjes varet edhe nga situata epidemiologjike, që në vendin tonë në bazë të shifrave po shkon drejt përmirësimit. Pas disa muajve, numri i rasteve aktive ka rënën nën dy mijë, përkatësisht sot janë 1895 raste aktive.



Të ndryshme
Më shumë
Haga shqipton dënimin për Stanishiqin dhe Simatoviqin30 June 2021
Grupi nga ‘Potoki’ arrin në qendër të Tetovës, priten edhe grupet tjera 14 August 2020
Nusja në Liban pozon për fotot e dasmës, ndërsa në ato momenti ndodh edhe shpërthimi (VIDEO) 5 August 2020