Nga Vendi
12 September 2020
Sela ka ofruar dorëheqjen në Kuvendin e ASH-së, por është hedhur poshtë

Dorëheqja e kreut të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ishte një nga pikat e propozuara për të qenë në rend dite në Kuvendin qendror të kësaj partie, por shumica e anëtarëve të Kuvendit e kanë hedhur poshtë ate.

Lidhur me këtë, Ziadin Sela theksoi se në mbledhjen e Kuvendit që po mbahet në Gostivar ka bërë atë që ka nënvizuar më parë se do të mbajë përgjegjësi dhe do të jap dorëheqje, por sipas tij, ajo nga gjithë anëtarësia e Kuvendit nuk është pranuar dhe është hedhur poshtë.

“Ashtu siç e kam thënë në media dhe fushatë, se do të mbajë përgjegjësi dhe kam kërkuar që Kuvendi që të shqyrtojë dorëheqjen time. Por Kuvendi votoi për heqjen e kësaj pike nga rendi ditës.”, theksoi Sela, përcjell INA.

Sipas tij, ASH veçmë po bëhet gati për sfidat e ardhshme, për zgjedhjet e ardhshme sepse jemi një subjekt politik që ka rritje më të madhe se çdo subjekt politik. Ai ka njoftuar edhe për largim të disa anëtarëve të Kuvendit qendror për shkak se janë larguar jashtë vendit, por ka pasur edhe përjashtim të dy tre anëtarëve që para zgjedhjeve braktisën ASH-në.

“Ka pasur largim të disa anëtarëve të Kuvendit qendror që nuk kanë mundur ti shpëtojnë fenomenit makabër ku qindra mijëra po largohen nga shtëpitë e tyre drejt vendeve europerëndimore. Ka pasur edhe përjashtim të dy apo tre veta që me vetë dëshirë u larguan nga ASH, para zgjedhjeve. ASH së bashku me Alternativën si koalicion do të jenë zëri kryesor në mbrojtjen e qytetarit, do të jemi luftëtarë të pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit që është instaluar në Qeveri dhe tani po dëshmohet fshehja që po ndodhë me djegien e institucioneve.”, theksoi Ziadin Sela.

Sipas tij, në kryesinë qendrore do të kyçen deputetët sepse këtë e parasheh edhe statuti partiak, por do të ketë zgjedhje edhe në disa degë.



Të ndryshme
Më shumë
Artan Grubi: “BDI-së e Ali Ahmetit ia kanë parë hajrin të gjithë”28 October 2021
Bebe Rexha provokuese me foto nga prapa gjatë mbrëmjes romantike me të dashurin16 June 2021
Propozimi i ri, korsi vetëm për femrat në autostrada 2 November 2021