Nga Vendi
18 September 2020
Hapja solemne e evenimentit tradicional nderkombëtar

Në hapësirat e hotel NB&Spa në Tetovë sot u bë hapja solemne e evenimentit tradicional ndërkombëtar “Kolonia Artistike 2020” edicioni i XI-të dhe jubilar i organizuar nga I.N. Galeria e Arteve Pamore -Tetovë. Nikoqirët e këtij evenimenti u nderuan nga z. Valmir Aziri - Sekretar shtetëror i Ministrisë së Kulturës në Maqedoninë e Veriut,z.Artan Grubi zëvendës kryeminister I RMV , z.Florin Besimi drejtor i spitalit të Tetovës ,deputeti Bajram Kadriu, zëvendës minister i mbrojtjes Bekim Maksuti si dhe përfaqësues të Komunës së Tetovës. Tani më 13 vite Galeria jonë me angazhimin e palodhshëm të stafit punonjës dhe përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, kanë bërë të mundur realizimin e të gjitha projekteve, ndërsa tani më 11 vite galeria e organizon ngjarjen tradicionale Kolonine artistike. Këtë vit ne festojmë 11 vjetorin e manifestimit tradicional duke shpresuar edhe për shumë përvjetore të tjera të përkrahur nga të gjithë ju. Si çdo vit edhe këtë vit Galeria tubon artist nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjërë, për ta begatuar koloninë dhe zgjeruar fondin e veprave artistike.Programi i kolonisë dhe rrjedha e ngjarjeve gjatë qëndrimit 10 ditorë të artisteve do të jetë i përcjellur nga ana jonë dhe sigurisht do të ndiqet edhe nga mediumet dhe vizitat nga mysafir dhe artistët vendor. Artistët pjesëmarrës na vijnë nga vendi ,Shqipëria,Kosova, dhe Turqia. Ne si institucion do të angazhohemi që si çdo edicion edhe ky 11 vjetor të kaloj rrjedhshëm dhe të ndahemi të kenaqur me artistët pjesëmarrës . Drejtori i Galerisë së Arteve z. Ilir Kurtishi në fjalën e tij përshëndetëse artistëve pjesëmarrës të Kolonisë ju uroj punë të mbarë gjatë qëndrimit 10 ditorë në Hotel NB&Spa Tetovë , falenderoj edhe një herë Ministrinë e Kulturës ,për perkrahjen e këtij evenimenti tradicional. Ai theksoi se evente të tilla kulturore janë të rëndësishme dhe të mirëseardhura për Institucionin tonë ku artistët krijojnë dhe ndajnë mes vete eksperienca dhe kultura të ndryshme nga vendet nga ata vijnë dhe se arti nuk njeh kufi dhe nuk bënë diferenca në baza etnike dhe fetare. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës z. Valmir Aziri bëri hapjen e edicionit të XI-të me radhë të Kolonisë Ndërkombëtare Artsitike. Në fjalimin e tij z. Aziri theksoi se është viti i 11-dhjetë i organizimit të këtij evenimenti gjë që tregon përkushtimin e të punësuarve në I.N. Galeria e Arteve Pamore të Tetovës. z.Aziri foli për historikun e kësaj Kolonie se si filloi në vitin e dytë të funksionimit të këtij institucioni si nevoj e asaj periudhe për krijimin e urave për bashkëpunim me artistët e rajonit dhe me Galeritë Kombëtare të shteteve të rajonit dhe më gjërë, në bisedat dhe takimet që i zhvillonim në atë kohë me Galeritë arritëm deri tek ideja e përbashkët që të krijojmë Koloninë Artistike Ndërkombëtare me dy qëllime, për të krijuar ura bashkëpunimi si dhe për ta pasuruar Galerinë e Arteve të Tetovës me piktura të reja Fjalë përshëndetëse mori edhe z Artan Grubi, i cili ju uroj punë të mbarë artistëve gjatë qëndrimit 10 ditor.Ai theksoi se këto evenimente janë të rëndesishme për qytetin e Tetovës . Qëllimi i një evenimenti të tillë është që të tubojë artistë nga shtete të ndryshme, në mënyrë që të krijojnë vepra unike përmes shkëmbimit të eksperiencave, ideve dhe teknikave të ndryshme të punës.. Gjatë këtyre ditëve artistët pjesëmarrës në koloninë artistike do të pikturojnë nga tre vepra me motive dhe teknika të ndryshme pikturimi, të cilat do të ekspozohen më datë 26.09.2020 ( e Premte ) në hapësirat e Galerisë së Arteve Pamore në Tetovë



Të ndryshme
Më shumë
Moti me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri më 36 gradë11 July 2020
“Peshkatari”, dyshohet se 20 persona kanë vjedhur 1 milion euro 7 October 2020
Artan Grubi: Me këtë parti politike nuk do bëjmë koalicion23 July 2020