Sport
9 June 2021
Tronditje në Kombëtaren e Spanjës, edhe një lojtar tjetër infektohet me COVID-19

 

Diego Llorente është futbollisti i dytë në ekipin kombëtar të Spanjës që infektohet me koronavirus, dy ditë para fillimit të Kampionatit Evropian 2020.

Federata e Futbollit e Spanjës njoftoi të martën vonë se Llorente doli pozitiv në testin për koronavirus dhe se ai është izoluar tashmë, vetëm dy ditë pasi kapiteni Sergio Busquets u detyrua të largohej nga kampi stërvitor i kombëtares pasi ishte infektuar me virus 

Asnjë lojtarë tjetër nuk ka dalë pozitivë, njofton shtëpia e futbollit spanjoll.

Tronditje në Kombëtaren e Spanjës, edhe një lojtar tjetër infektohet me COVID-19

 

Diego Llorente është futbollisti i dytë në ekipin kombëtar të Spanjës që infektohet me koronavirus, dy ditë para fillimit të Kampionatit Evropian 2020.

Federata e Futbollit e Spanjës njoftoi të martën vonë se Llorente doli pozitiv në testin për koronavirus dhe se ai është izoluar tashmë, vetëm dy ditë pasi kapiteni Sergio Busquets u detyrua të largohej nga kampi stërvitor i kombëtares pasi ishte infektuar me virus, raporton Gazeta Express.

 

Asnjë lojtarë tjetër nuk ka dalë pozitivë, njofton shtëpia e futbollit spanjoll.

Lajmi se Llorente u infektua me virus u bë i ditur pak pasi Spanja U21 e mundi 4:0 Lituaninë të martën në Madrid, në një ndeshje në të cilën duhej të luante ekipi kombëtar senior i Spanjës, por u detyrua të izolohej shkaku i infektimit të Busquetsit me virus.

Spanja do ta nisë Euro 2020 kundër Suedisë të hënën në Sevillë.

Federata spanjolle nuk ka treguar nëse Busquets apo Llorente do të hiqen nga ekipi kombëtar për Euro, por trajneri Luis Enrique i ka ftuar tashmë gjashtë futbollistë për të stërvitur ndaras në kampin stërvitor të kombëtares.

Enrique ka kohë deri të dielën për t’i bërë ndryshimet përfundimtare në listën e tij fillestare në rast lëndimesh apo rastesh me koronavirus. 



Të ndryshme
Më shumë
BDI shpreh ngushëllime dhe apelon në zbardhjen e plotë të rastit 9 September 2021
Ndahet nga jeta veteranja e arsimit Nadire Arifi, Nëna e Teuta Arifit11 September 2020
Mblidhen rreth 8 mijë nënshkrime për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë21 July 2021