Nga Rajoni
15 June 2021
Valdete Daka: Presidentja Osmani më kërkoi të japë dorëheqje në këmbim të mirënjohjes

Valdete Daka përmes një konference për media ka reaguar pas shkarkimit që i bëri presidentja Vjosa Osmani, duke e quajtur vendimin e kësaj të fundit jo kushtetues.

“Vendimi i presidentes është jo kushtetues dhe i pambështetur në ligj. Arsyetimi i dhënë është i paligjshëm, kontradiktorë dhe qesharak”, tha Daka në konferencë, shkruan Reporteri.net.

Ajo tha se vendimi i presidentes për shkarkimin e saj ishte i përgatitur më herët.

“Ky vendim i presidentes ishte përgatitur më herët, kështu e tregon edhe fakti i emërimit të ri të KQZ-së”, tha ajo.

Daka më tej tha se para se të shkarkohej, u thirr në takim nga presidentja Osmani e cila i ka kërkuar të japë dorëheqje, në këmbim të kësaj do t’i ipej mirënjohje për punën e bërv.
“Isha e ftuar në takim nga presidentja e cila ka kërkuar të ofroj dorëheqje në mënyrë të vullnetshme dhe në këmbim të pranoj mirënjohje”, tha Daka.



Të ndryshme
Më shumë
Hasmëria mes familjes katolike dhe myslimane / Hoxhë Kryeziu: Falësi tha e kam një kusht24 August 2021
Vuçiqit i shfaqen probleme shëndetësore, anulon disa aktivitete29 September 2021
“Hëna luleshtrydhe”, të gjithë sytë nga qielli25 June 2021