Nga Rajoni
27 June 2020
Gjendet një person i pajetë në Kavajë, ja çfarë dyshon policia

Një person është gjetur i pajetë në Kavajë, rreth 20 metra nga bregu i detit.

Policia njofton se viktima është gjetur nga peshkatarët e zonës, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, ndërsa dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 27.06.2020, rreth orës 08:00, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit, peshkatarët e zonës kanë konstatuar një shtetas ende të paidentifikuar pa shenje jete, i dyshuar i mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.



Të ndryshme
Më shumë
Gruaja rrah burrin e saj, i shkakton lëndime trupore17 September 2021
I transformuar tërësisht, Edi Furra humb 40 kilogramë23 August 2021
Në orët e vona, aktorja shqiptare provokon gjysmë e zhveshur në shtrat23 June 2021