Nga Rajoni
17 June 2021
Vulin: Është e pashpjegueshme shkencërisht që Kosova të jetë shtet dhe RS të mbetet entitet

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin i ka reaguar ministrit të Jashtëm kroat, Gordan Grli? Radman, i cili dje ka kërkuar që pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë sa më parë, transmeton Gazeta Express.

“Nuk ka asnjë shkencë që mund të përgjigjet pse Kosova mund të bëhet shtet dhe se Republika Srpska duhet të mbetet një entitet”, tha Vulin.

Duke iu kundërpërgjigjur kryediplomatit kroat, Vulin tha s’mund të kundërshtohet ndryshimi i kufijve në Ballkan.

“Vetëm shkenca mund të përgjigjet se si është e mundur të kërkohet njohja e të ashtuquajturës Kosovë në të njëjtën fjali dhe të kundërshtohen ndryshimet e kufijve në Ballkan”, tha Vulin.

“Shpresoj që Radman Grli? të mos ankohet përsëri se ai u sulmua”, theksoi Vulin.



Të ndryshme
Më shumë
Kryediplomati kroat: Të liberalizohen vizat për Kosovën sa më shpejt22 June 2021
Aziri për Çelikun: ‘Nënçmimi i nënave shqiptare, stigmatizon nënat tona me shamija’19 July 2020
Arifi: Para 8 vitesh kishte lagje të tëra që nuk kishin furnizim me ujë27 October 2021