Nga Rajoni
22 June 2021
Kryediplomati kroat: Të liberalizohen vizat për Kosovën sa më shpejt

Maqedonia Veriore dhe Shqipëria i kanë përmbushur të gjitha kriteret për t’i hapur negociatat për anëtarësim sa më shpejt që të jetë e mundur në Bashkimin Evropian dhe Kosova e meriton liberalizimin e vizave, tha ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman të martën në Luksemburg, raporton HRT, transmeton Gazeta Express.

Para takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, theksohet se ende nuk ka marrëveshje për t’i hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë. 

Për Shqipërinë nuk ka pengesa, por siç raporton HRT e kroacisë, disa vende nuk duan të ndajnë çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë nga hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Ministri Grli? Radman tha se Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur dhe se Kroacia e mbështet fuqimisht këtë.

“Kroacia do të donte të diskutonte statusin e kandidatit të Bosnjë dhe Hercegovinës sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ndër tjerash Grli? Radman dhe theksoi edhe njëherë nevojën për ta ndryshuar ligjin zgjedhor në atë vend në mënyrë që të sigurohet barazia e tre popujve përbërës.



Të ndryshme
Më shumë
Zgjedhjet në gjermani bashkuan pushtetin dhe opozitën në Maqedoni27 September 2021
Gjakovari thotë se policët ia thyen këmbën gjatë arrestimit, hyn në operacion21 June 2021
Studimi: Efikasiteti i vaksinës kineze Sinovac zbehet pas gjashtë muajve29 July 2021