Nga Bota
22 June 2021
Pse u tërhoqën këto ushqime nga supermarketet në Zvicër

Dhjetë ushqime u tërhoqën nga raftet e rrjeteve më të mëdha të supermarketeve në Zvicër me urdhër të autoriteteve shëndetësore, arsyeja është sepse ato përmbajnë nivele tepër të larta të plumbit, transmeton albinfo.ch.

Ato janë brendi “Subito” si rizoto parmigiano / tomate / asparagi / milanese dhe makarona “della nonna”, si dhe supë marokene “Bon Chef”, salcë kazimiri, përzierje për mish të grirë, gullash dhe salcë për makarona bolognese “alla soia”.

Përmbajtja e plumbit në këto produkte është më e lartë se maksimumi i lejuar nga ligji zviceran.

Meqenëse një rrezik shëndetësor nuk mund të përjashtohet, klientët që kanë blerë tashmë këto artikuj këshillohen të mos i konsumojnë më ato dhe t’i kthejnë në degën më të afërt për rimbursim.



Të ndryshme
Më shumë
Grubi: Nga sot në 6 vende të Ballkanit Perëndimor nis zbatimi i Roaming Free 1 July 2021
E dinit? Me secilin për një arsye të veçantë, ne biem në dashuri vetëm me tre persona gjatë jetës sonë14 September 2020
Prej nesër çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni27 September 2021