Nga Vendi
27 September 2021
Prej nesër çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,40 % në raport me vendimin e datës 20.09.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ?UROSUPER BS-95 dhe ?UROSUPER BS-98 ulen për 1,00 den/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të ?URODIZELIT (D-? V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (?L-1) rriten për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit ?-1 SU rritet për 0,599 denarë/kg dhe tani do të jetë 39,780 den/kg.

Nga data 28.9.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 72,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 74,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 63,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 65,00 (denarë/litër)
Mazut ?-1 SU 39,780 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore, çmimet referente në bursat botërore shënojnë ulje vetëm te benzina për 3,175 %, ndërkaw te derivatet e tjera është regjistruar rritje edhe atë te nafta për 1,873%, te vaji ekstra i lehtë për 1,964 % dhe te mazuti për 1,141%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,722%. Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 28.9.2021. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t'i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të fillojë online27 August 2021
Ulen rastet e reja nga koronavirusi, publikohen të dhënat e 24 orëve të fundit nga Italia14 September 2020
Mbi 13 mijë raste aktive me virusin28 August 2021