Nga Vendi
27 August 2021
Filipçe: Mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të fillojë online

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp njoftoi se është sjellë vendim që shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar, mësimin ta fillojnë online.

Ai tha se ky vendim është marrë me konsensus, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Me konsensus është sjellë rekomandimi për shkollat e mesme në rajonin e Pollogut, Tetovë dhe Gostivar, që nga 1 shtatori mësimin ta fillojnë online edhe atë për dy javë, ndërsa më pas sipas zhvillimit të situatës me pandeminë do të merret vendim tjetër”, tha Filipçe.

Ai shtoi se njëra nga arsyet kryesore për këtë vendim është situata në spitale, të cilat janë të stërmbushura.

Ndryshe, dje Shtabi i Krizave në Tetovë kërkoi të shtyhet fillimi i vitit shkollor me prezencë fizike, për shkak të gjendjes momentale me pandeminë./Telegrafi/

 



Të ndryshme
Më shumë
Tetovë: 12 pacientë me Covid-19 në mbështetje të oksigjenit30 June 2020
U arrestua me këngëtaren Elsa Lila, kush është boksieri i njohur shqiptar që trafikonte drogë në Itali16 March 2022
Qendrat tregtare në Maqedoni reagojnë ndaj masave të Qeverisë: Ne nuk jemi shkaktarë për shkallën e ulët të vaksinimit26 August 2021