Nga Rajoni
16 March 2022
U arrestua me këngëtaren Elsa Lila, kush është boksieri i njohur shqiptar që trafikonte drogë në Itali

Pak më herët u njoftua se policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale e cila merrej me trafikun e drogës dhe përbëhej nga shqiptarë dhe italianë. Mes anëtarëve të bandës janë: këngëtarja Elsa Lila, boksieri Arben Zogu dhe Petrit Bardhi. Bardhi, i njohur si “Titty”, është arrestuar bashkë me këngëtaren e njohur Elsa Lila, pasi ishte liruar nga burgu vite më parë.Arben Zogu bashkë me dy shqiptarë të tjerë Orial Kolaj, 30 vjeç dhe Petrit Bardhi, 39 vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë italiane në vitin 2015 Shqiptarët akuzohen se janë të lidhur me nëndegën e Kamorrës, i njohur si klani i kazalezëve. Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishin aktiviteti kryesor i shqiptarëve. Njeriu kyç, Arben Zogu, që njihej si Rikardino, ose “Ricky”, drejtonte pjesën që kishte lidhje me Shqipërinë. Ndërsa boksieri Petrit Bardhi njihej si “Titty” dhe bashkë me Orial Kolajn me kërcënim dhe dhunë merrnin territore të qendrave të lojërave të fatit dhe të pikave të basteve. Asokohe hetimet çuan sot në ekzekutimin e sekuestrimit të pasurive të tyre materiale në vlerë financiare në 23 milionë euro.



Të ndryshme
Më shumë
Xhimi kandidon përsëri për kryetar të Shtipit13 September 2021
Ndërron jetë aktori i njohur, Luran Ahmeti25 March 2021
Publikoi i pari lajmin për gruan që lindi 10 fëmijë, gazetari kërkon falje24 June 2021