Nga Bota
24 June 2021
Publikoi i pari lajmin për gruan që lindi 10 fëmijë, gazetari kërkon falje

Gazetari që nxori i pari lajmin për një grua nga Afrika e Jugut, e cila mendohej se kishte lindur 10 fëmijë njëkohësisht, ka kërkuar falje pasi u zbulua se gruaja kishte gënjyer dhe tashmë është shtruar në spital psikiatrik.

Piet Rampedi, i “Pretoria Neës”, tha se i vjen shumë keq që publikoi lajmin që mori dhenë, por që u prit me dyshime për shkak se asnjë spital nuk konfirmoi se kishte pasur një grua që lindi 10 fëmijë.

Gjithashtu, vetë gazetari nuk gjeti asnjë provë për të treguar se këto fëmijë ekzistonin. Ai thjesht tha se kjo grua ka lindur fëmijë, por jo 10.

Vetë gruaja, e cila ndodhet në spital psikiatrik, këmbëngul se nuk është e sëmurë mendërisht dhe se 10 fëmijët i ka lindur vërtetë, por pa treguar se ku ndodhen aktualisht.



Të ndryshme
Më shumë
Zbulohen 43 emigrantë në rrugën Kumanovë – Shkup18 July 2020
Vetmitari i dashurisë dhe “Anja” e Ahmet Prençit 8 August 2020
Video/ Kryeministri i Izraelit bën vaksinën kundër COVID-1919 December 2020