ShowBiz
23 June 2021
Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld publikojnë fotografi nga takimi i tyre i parë, i cili ndodhi një vit më parë

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, dhe i dashuri i saj, Keith Groeneveld, kanë qenë të përfolur që nga fillimet e lidhjes së tyre.

Dyshja janë shumë aktivë dhe të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme.

Së fundmi, çifti kanë vendosur që për fansat e tyre në Instagram të publikojnë një fotografi nga takimi i tyre i parë.

Darkën e parë romantike, dyshja e kishin realizuar një vit më parë në një nga restorantet në periferi të Prishtinës.

Foto: Keith Groeneveld/InstaStory

“Saktësisht një vit më parë, takimi jonë i parë”, shkroi Keith në këtë fotografi të përbashkët të çiftit në InstaStory.

Ndërkohë, më pas ai publikoi edhe një tjetër imazh të cilin e kishte realizuar me të dashurën e tij shqiptare gjatë një vizite në qytetin e Prizrenit.

Foto: Keith Groeneveld/InstaStory

“Takimi jonë i dytë, ata më shëtitën mua përreth Prizrenit. Një ditë vërtetë e veçantë”, shkroi Groeneveld.

Ndërsa zyrtarizimi i lidhjes ndodhi tek në muajin tetor të vitit të kaluar, kur mediat kapën dyshen paparaci gjatë një shëtitje të tyre në Parkun e Gërmisë. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
LSDM pajtohet me propozimin e OBRM-PDUKM-së që zgjedhjet të mbahen më 17 tetor23 July 2021
Sela, Gashi dhe Kasami nuk shkojnë në takimin e thirrur nga Ahmeti13 August 2020
Violeta Kukaj duket atraktive në veshje sportive, ndërsa shfaq linjat trupore23 September 2021