Nga Vendi
23 July 2021
LSDM pajtohet me propozimin e OBRM-PDUKM-së që zgjedhjet të mbahen më 17 tetor

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) është e pajtimit me propozimin e OBRM-PDUKM-së që zgjedhjet të mbahen më 17 tetor, nëse edhe partitë tjera të pajtohen me këtë propozim të opozitës maqedonase, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se është shumë e rëndësishme për të të veprohet si thotë opozita pasi kjo nuk le hapësirë për mospranim të rezultatit.

“Unë pajtohem me propozimin e tyre nëse pajtohen edhe partitë tjera, por duhet të kemi parasysh edhe datat e regjistrimit” tha Zaev.

Nga BDI thonë se për ta nuk ka problem data e zgjedhjeve pasi janë parti serioze dhe e përgatitur. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëri - Të hënën vijnë 44 mijë doza Pfizer, Manastirliu: Kemi dyshime për variantin “Delta”23 July 2021
Roza Lati nuk përmbahet gjatë debatit në Big Brother VIP Albania, shan dhe përdor fjalë banale16 January 2024
Romeo dhe Jonida i shprehin dashurine njeri tjetrit 2 September 2020