Nga Bota
24 June 2021
Britaniku i infektuar me COVID 19 për 10 muaj rresht, 42 teste pozitive, 7 herë përfundoi në spital

Ashtu si mijëra njerëz, Dave Smith u infektua me koronavirus në fillim të valës së parë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020.

Por ndërsa shumica e njerëzve, përfshirë ata që vuajnë “Covid të gjatë”, e eliminojnë virusin e gjallë nga trupat e tyre brenda dy javësh , po Smith përjetoi një lloj shumë të ndryshëm të problemit afatgjatë: një infeksion të vazhdueshëm që zgjati më shumë se 290 ditë, ose gati 10 muaj. Ky ka qenë infeksioni aktiv më i gjatë i regjistruar Covid-19 deri më tani.

Gjatë asaj periudhe, Smith, 72 vjeç, nga Bristol, regjistroi 42 teste pozitive PCR dhe u shtrua në spital shtatë herë. Ai tha: “Sa herë që shkoja keq, shkoja vërtet keq – deri buzë vdekjes. Gruaja ime filloi të organizonte një funeral pesë herë. ”

Në një intervistë në të cilën ai zbuloi përvojën e tij tronditëse dhe të rrallë për herë të parë, ai shtoi me shaka: «Unë thirra gjithë familjen për të bërë paqen me ta. Tani do të doja ta kisha mbajtur gojën mbyllur.”



Të ndryshme
Më shumë
Mashtrimet për shërim jashtë vendit: Këto janë dy llogaritë që mblodhën rrejshëm para për pacientë që nuk ekzistonin24 September 2021
Edi Rama paralajmëron sërish studentët: Kush s’vaksinohet nuk mund t’i ndjek mësimet 9 September 2021
I futi fëmijët në bagazhin e Audisë luksoze, dënohet shoferi10 August 2021