ShowBiz
24 June 2021
Deklarata e Sharon Stone për Meryl Streep bëhet virale, kjo është arsyeja

Një deklaratë e fundit e Sharon Stone për kolegen e saj Meryl Streep po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe njerzit janë të ndarë në dy grupe, një pjesë që e mbështesin dhe të tjerë që e akuzojnë si xheloze.

Aktorja 63-vjeçare ndau mendimet e saj për mbivlerësimin me të cilin trajtohet Meryl Streep në botën e kinemasë, në një intervistë me Everything Zoomer.

“Kur më në fund arritët të punonit me Meryl Streep, ju kuptuat…” i tha shkrimtarja Schneller, aktores, para se kjo e fundit ta ndërpriste.

“Më pëlqen mënyra si e the, që më në fund unë punova me Meryl Streep. Ju nuk thatë: Meryl më në fund punoi me Sharon Stone. Ose më në fund ju punuat bashkë’.”

Stone vazhdoi duke i thënë Schneller se mënyra se si ajo strukturoi pyetjen është pjesë e problemit.

“Biznesi u krijua që ne ta kemi zili dhe të gjitha ta admirojmë Meryl sepse vetëm Meryl është më e mira. Dhe të gjitha duhet të garojmë kundër Meryl. Unë mendoj që Meryl është një grua dhe një aktore e mrekullueshme. Por për mendimin tim, sinqerisht, ka aktore të tjera po aq të talentuara sa Meryl Streep. Imazhi ikonë i Meryl Streep është pjesë e asaj që Hollivudi bën me gratë.”

Më pas, Sharon Stone përmendi aktore të tjera që janë në të njëjtin nivel me Streep.

“Viola Davis është po aq e mirë sa Meryl Streep. Emma Thompson. Judy Davis. Olivia Colman. Kate Winslet, dreqi e mori. Por ju thoni Meryl Streep dhe të gjithë rrëzohen në tokë. Unë jam një antagoniste shumë më e mirë se Meryl. Dhe jam e sigurt që ajo do të thoshte të njëjtën gjë. Meryl nuk do të ishte po aq e mirë sa unë në ‘Basic Instinct’ ose në ‘Casino’.”, tha ajo.



Të ndryshme
Më shumë
Popullsia e Shqipërisë në tkurrje dhe plakje, mosha mesatare 37,6 vjeç25 August 2021
Kufijtë, KSI: PCR test për shtetasit e Serbisë, Kosovës, BeH dhe Malit të Zi 8 July 2020
Hungarezët protestojnë kundër projektligjit të kryeministrit Orban për LGBTI-në15 June 2021