ShowBiz
24 June 2021
I dashuri i aktores Adriana Matoshi mbush 22 vjet

Ditën e djeshme (e mërkurë) festuan njëvjetorin e romancës së tyre, teksa sot kremtojnë për një tjetër rast po ashtu të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për çiftin Adriana Matoshi dhe Keith, gjersa ky i fundit ditën e sotme (24 qershor) kremton ditëlindjen e 22-të.

Aktorja dhe njëherësh deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka ndarë një shkrim në rrjete sociale, me anë të të cilit thekson se është me fat dhe e lumtur për atë që kanë kaluar përgjatë kësaj kohe me Keith.

“Të uroj të gjitha të mirat e kësaj bote për ditëlindjen tuaj. Ju jeni një mrekulli dhe një qenie njerëzore shumë e veçantë. Familja juaj është me fat që ju ka, miqtë e juaj po ashtu dhe të gjithë përreth jush dhe ju falënderoj shumë për një vit plot lumturi që keni sjellë në jetën time”.

“Faleminderit Zotit që solli një qenie njerëzore si ju në këtë botë!. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar ajo.

Adriana nga ana tjetër ka qenë e martuar dhe tanimë është nënë e katër fëmijëve.

Përkundër sfidave e paragjykimeve të mëdha, 41 vjeçarja po shijon në masë të madhe lidhjen e re me futbollistin nga Afrika.

 /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Caktohet seanca konstituive, 4 gusht ora 12:0029 July 2020
Pandemia COVID-19, çfarë thotë raporti i OKB: Është koha që… 1 August 2020
Konkursi për regjistruesit rajonal është i hapur deri më 25 gusht20 August 2021