Nga Vendi
28 June 2021
Danillovski: Për momentin, kemi situatë të gjelbër stabile me coronavirusin

Për momentin, kemi një situatë të gjelbër stabile, e cila mund të lëvizet lehtë dhe të shqetësohet, nëse nuk jemi vigjilentë, thotë epidemiologu Dragan Danillovski për emisionin “25 minuta”.

“Vaksinimi masiv është shpëtimi i vetëm nga mutacioni i ri indian i coronavirusit, i njohur si delta, i cili shumë shpejt mund të vijë dhe të përhapet tek ne. Të rinjtë janë faktori më i madh i rrezikut për transmetim dhe ata duhet të vaksinohen sepse duke u shoqëruar ata mund të përhapin virusin i cili është shumë më ngjitës dhe vështirë të njihet sepse duket si një ftohje e rëndë.

Viti shkollor duhet të fillojë në kohë, me të gjitha protokollet për mësimin e fëmijëve me prani fizike në mënyrë që të përdorin motin e ngrohtë, sepse ne nuk e dimë se çfarë na pret nga tetori”, vlerëson Danillovski.

Për momentin në Maqedoni numri i rasteve aktive është 228.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Dje janë vaksinuar 17.427 persona në Maqedoni18 August 2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut29 September 2021
Qeveria në mbledhjen e sotme diskuton për hapjen e kufijve23 June 2020