Nga Vendi
18 August 2021
Dje janë vaksinuar 17.427 persona në Maqedoni

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, është hasur rritje e konsiderueshme e interesit të qytetarëve për vaksinim, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 17.427 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 11.732 qytetarë. Janë aplikuar gjithsej 1.097.855 doza të vaksinave ndërsa 485.464 qytetarë janë rivaksinuar”, thonë nga MSh.

Nga atje thonë se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren.

“68% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 66% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 62% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 53% e popullsisë mbi 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, shtojnë nga atje.

Nga atje theksojnë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Pse duhet të përdorim krem kundër diellit edhe kur jemi shtëpi15 May 2020
Arjola Demirit i del gjoksi jashtë bikineve në Big Brother25 October 2021
Certifikatë të Kovid-19 gjatë hyrjes në Maqedoni, definohen detajet e kalimit në kufi24 August 2021