Nga Rajoni
2 July 2021
Kurti: Ujmani është ndërtuar në kohën e ish-Jugosllavisë dhe është konsideruar çështje e mbyllur që atëherë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Liqeni i Ujmanit është pronë e Kosovës dhe nuk e ka përmendur fare Raportin e SHBA-së për ndarjen e tij sipas modelit të Lumit Colombia mes SHBA-së dhe Kanadasë.

Kurti u shpreh se liqeni është ndërtuar në kohën e ish-Jugosllavisë dhe se Serbia ka pasur rastin të ankohet atëherë.

“Është liqen artificial i Kosovës, them artificial dhe jo natyral. Pasi nuk është se kufiri ka rënë në liqenin natyror por është një liqen i ndërtuar. Ai është ndërtuar në kohën e ish-Jugosllavisë dhe është konsideruar çështje e mbyllur atëherë. Nuk është ankuar Serbia andej, atëkohë. Pra, nuk mund të diskutojmë për një çështje e cila është e mbyllur. Kosova nuk ka qenë republikë por njësi autonome dhe element në Federatë. Është çështje e mbyllur nuk mund të vihet asnjëherë në pikëpytje pronësia”, tha ai.

Tutje theksoi se ekspertët janë duke i shqyrtuar të gjeturat dhe ne natyrisht që do të përdorim argumenetet të cilat do të jenë në favor të sovranitetit tonë.

“Aty në marrëveshje ka qenë fjala “share” do të thotë dicka që e ndan së bashku. Unë nuk jam në favor të komisioneve të përbashkëta “Kosovë-Serbi. Unë tani po e shoh në samite ndërkombëtare për gjithçka kemi problem. Qeveri apo përfaqësues. Qytetar apo vendas. Jemi futur në debate terminologjike. Unë kam thënë që të mos evitohet Elefanti në Dhomë. Pasi nëse e eviton ai vetëm rritet. Megjithatë kjo nuk u pranua pasi duket se pala tjetër është mësuar ndryshe me ata para nesh”, ka thënë Kurt në RTK.



Të ndryshme
Më shumë
Prokuroria: Raportime për blerje votash në Fush Topanë dhe Shuto Orizarë17 October 2021
Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për panelet solare, audiovizuelët, tragjedinë dhe çështje tjera23 November 2021
MSH-Maqedoni: Janë rivaksinuar 773.537 qytetarë28 October 2021