Nga Vendi
7 July 2021
Për katër orë 131 gjoba për motoçiklistët në Maqedoni

MPB informon se gjatë ditës së djeshme (06.07.2021) në periudhën prej 20.00 deri 24.00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer një kontroll i intensifikuar i veprimit për sanksionimin e shkeljeve të bëra nga shoferët e motorëve.

Nga MPB thonë se për katër orë janë shqiptuar gjoba për 131 motoçiklistë. Prej tyre, 30 kanë qenë pa patentë shofer, 82 nuk kishin veshur mbrojtëse për kokën gjatë ngasjes, katër motorë u konfiskuan për shkak të licencës së skaduar të trafikut dhe shkaktimit të madh të zhurmës, si dhe shkelje tjera.

“Kontrollet e intensifikuara të veprimit vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Zyrtarizoi lidhjen në ditën e lindjes, Arilena ndan foton e ëmbël me partnerin29 July 2020
Maqedoni: nëntë viktima dhe 90 raste të reja me COVID-19, 48 të shëruar22 June 2020
MPPS: Të rritet numri i fëmijëve në çerdhe 5 July 2021