Nga Vendi
7 July 2021
Bytyqi: Ligji për shlyerje të interesit do të ndihmojë më shumë se 150 mijë qytetarë

“Konsideroj se në këtë periudhë veçanërisht në periudhën pas pandemisë me Kovid-19 e rëndësishme është të sillet ligji për shlyerje të interesit sepse me të vërtetë do t’u ndihmojë më shumë se 150 mijë qytetarëve”.

Këtë e deklaroi sot zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri ku ishte prezantuar linja kreditore pa interes Kovid 4. Ai tha se efektin përfundimtar të kësaj mase, do ta shohim prejse do të fillojë zbatimi.

“Mënyra e zbatimit të ligjit për shlyerje të interesit është bërë ashtu që të mos i jepet mundësi dikujt nëse kjo do të ndodh apo jo, por ka kohë të caktuar ligjore, gjegjësisht 90 ditë nga hyrja në fuqi e ligjit se duhet në përgjithësi të thirren të gjithë personat fizik të cilët kanë borxhe në bazë të dhënies së caktuar ose tatimit dhe të bëhet riprogramim i borxhit bazë dhe shlyerjes së interesit në bazë të atij borxhi të cilin e kanë pasur pa dallim se në cilin institucion, nëse në nivel lokal, nacional, DAP dhe forma tjera të organeve të drejtorisë dhe prandaj konsideroj se sa më shpejtë që sillet ligji, do të flasim për efekte me të vërtetë pozitive sepse konsideroj që të gjithë meritojnë pas pandemisë të fillojnë një moment të ri në jetën e tyre”, tha Bytyqi.

Për momentin përfshirja e kësaj mase është mbi 150 mijë persona. Kjo, tha Bytyqi, nuk do të thotë se do të ketë shlyerje të borxheve ose shlyerje të borxhit kryesor.

“Dilemën të cilën gjithmonë dikush e parashtron “nëse kjo do të thotë se ata që kanë paguar janë në gjendje të pabarabartë?” Jo! Sepse është e drejtë për ata që në një moment nuk kishin kapacitet financiar, ishin në kategorinë sociale, nuk kanë mundur t’i shlyejnë detyrimet dhe borxhi u është akumuluar në bazë të interesit të paracaktuar t’u ndihmoni që të mund të dalin nga pragu i varfërisë. Sepse ato janë kategoria e rrezikuar sociale e njerëzve. Të gjitha analizat tregojnë se flasim për kategori me të vërtetë të rrezikuar sociale”, përfundoi Bytyqi.



Të ndryshme
Më shumë
“Tre kombe bëjnë më shumë se një komb”, Zaev mesazh Kurtit rreth çështjes së “Ballkanit të Hapur” 9 August 2021
Konfiskohen rreth 100 kilogram marihuanë në pikën kufitare “Novo Sellë”19 December 2020
Tritan Kalo mesazh qytetarëve: Mos bini pre e idiotësirave që COVID-19 nuk ekziston27 June 2020