Nga Bota
8 July 2021
Burri tregon si u kafshua në guacë nga pitoni që iki nga banesa e fqinjit

Austriaku 65-vjeçar, Walter Erhart, tregoi se si u fut në tualet si zakonisht dhe kuptoi se në guacë ishte një gjarpër i madh vetëm pasi u kafshua prej tij.

Gjarpri ishte larguar nga banesa e fqinjit, i cili mban 11 gjarpërinj, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

“Shkova në tualet si zakonisht. E ndeza dritën, u ktheva, u ula, siç bëj gjithmonë, kur papritmas ndjeva një kafshim”, tha ai. Kafshimi i erdhi nga një gjarpër 1.6 metër i gjatë.

“Pastaj pashë gjak në këtë pjesë. Vetëm atëherë e kuptova se më ka kafshuar”, shtoi Erhart.

Werner Stangl, ekspert i gjarpërinjve që e largoi këtë gjarpër nga tualeti, tha: “Më duhet të pranoj se nuk ishte mision i lehtë. Vetëm një pjesë e vogël e trupit të gjarprit ishte jashtë tualetit dhe donte të kthehej në kanalizim.”

Fqinji i të moshuarit që u kafshua nga gjarpri mban 11 zvarranikë të tillë në banesë. Ai tani mund të përballet me akuzën për lëndim trupor.



Të ndryshme
Më shumë
MSH Maqedoni: E gatshme është certifikata për personat që janë infektuar me COVID-1929 June 2021
Policia: Dyshohet se sulmi mbi autobus në Gllogjan u krye nga një person i vetëm26 November 2021
Pandemia COVID-19, çfarë thotë raporti i OKB: Është koha që… 1 August 2020