Nga Rajoni
8 July 2021
Një kosovar bëri 28 ditë rrugë me biçikletë për të ardhur nga Gjermania

Një adhurues i çiklizmit, ka vendosur të mos rezervojë biletë aeroplani për kthim në Kosovë. Nuk ia ka hipur as veturës. Ka vendosur që në vendin e origjinës, në kosovë, të vijë për pushime me biçikletë.
Ai ka bërë 28 ditë rrugë, nga Gjermania deri në Pejë, kur ka mbërritur të mërkurën.

Në një postim të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ai është falënderuar për vizitën dhe veçantinë e saj.
“Ahmet Shala arriti dje në Kosovë dhe më nderoi tejmase me vizitën e tij të veçantë! Ka udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë me biçikletë për 28 ditë rrugë, në total 1997 kilometra! Kaloi nëpër: Karlsruhe, Ulm, Augsburg, München, Linz, Wien, Graz, Zagreb, Split, Dubrovnik, Budvë, Podgorica, Vermosh dhe në fund arriti në Pejë, Kosovë. E përgëzoj duke e falënderuar për vizitën dhe i uroj shumë suksese në vazhdim!”, thuhet në postimin e Muhaxherit.



Të ndryshme
Më shumë
45 ushtarë të ARM-së shkojnë me Mission në Kosovë29 July 2020
Shoferi i “çmendur” futet kundërvajtje, si i shpëtoi aksidentit Sali Berisha26 November 2021
Shqipëri - Të hënën vijnë 44 mijë doza Pfizer, Manastirliu: Kemi dyshime për variantin “Delta”23 July 2021