Nga Rajoni
26 November 2021
Shoferi i “çmendur” futet kundërvajtje, si i shpëtoi aksidentit Sali Berisha

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i makinave shoqëruese të Sali Berishës në autostradën e Laçit. Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti që mund të kishte pasoja të rënda.

Abcnews.al, mëson se 4 makina, konkretisht makina ku udhëtonte Sali Berisha dhe tre të tjera shoqëruese të tij po udhëtonin njëra pas tjetrës në autostradën e Laçit, pas takimit të Foltores në Kurbin.

Një makinë e cila ka dalë nga një karburant është futur kundërvajtje në autostradë duke dalë ballë për ballë me vargun e makinave të eskortës së Sali Berishës. Raportohet se makina udhëtonte ish-kryeministri ka mundur të devijojë pa u aksidentuar “shoferin” e çmendur, po kështu kanë mundur të shmangen edhe tre makinat e tjera shoqëruese, ndërsa makina e katërt ka frenuar fort. Për pasojë, makinën e katërt të eskortës së Berishës e ka goditur një tjetër makinë nga pas. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur tre persona, shoferi dhe dy shoqërues.



Të ndryshme
Më shumë
LSDM shpalli thirrjen për kandidatët për kryetar komunash, ja kushtet ?25 June 2021
E gjuan me shishe qelqi në ballkon një vajzë, pastaj i shkon te dera dhe e kërcënon18 August 2021
Ish-zyrtarët e akuzuar për keqpërdorime, ende në liri26 June 2021