Kuriozitete
19 July 2021
Dielli lëshon flakën e pazakontë, shkencëtarët të shqetësuar

Dielli duket se po rizgjohet pas një periudhe qetësie përgjatë një cikli 11 vjeçar, e këtë e bëri me lëshimin e flakës më të fuqishme prej vitesh të tëra.

Bëhet fjalë për një flakë X-class, siç kategorizohen nga ekspertët shpërthimet e mëdha të yllit të sistemit tonë diellor. Më e fuqishmja e tyre ka qenë një X28, e regjistruar nëntorin e 2003-shit. Flaka e re ishte mjaft intensive dhe arriti të prodhonte një pulsim rrezesh X që goditën pjesën e sipërme të atmosferës e shkaktuan një blackout të valëve radiofonike mbi oqeanin Atlantik.

Shpërthimi i fundit i regjistruar i këtij lloji daton shtatorin e 2017-tës. Shkencëtarët e konsiderojnë këtë një shenjë, e cila së bashku me lëshimet koronale që dalin nga sipërfaqja e Diellit, dëshmojnë se cikli i tij është bërë padyshim më aktiv. Fusha magnetike e Diellit ndryshon çdo 11 vjet me polin e veriut dhe të jugut që ndërrojnë vendet.

Nuk dihet ende se çfarë i shkakton cikle të tilla, por duket se polet ndryshojnë kur fusha magnetike dobësohet ndjeshëm, në një fenomen që njihet dhe si minimumi diellor.



Të ndryshme
Më shumë
Studeniçan, procesi zgjedhor vijon nën masa kujdesi15 July 2020
“Më shkruan në Instagram”, Missi nga shqipria zbulon mesazhet e Capital T28 July 2021
Ganiu: Zyrtarisht janë regjistruar 16 viktima nga Çairi, por numri është më i madh23 November 2021