ShowBiz
27 July 2021
Krejt papritur, Geti dhe Noizy ‘bashkë’ në një skenë

Rivaliteti i tyre e ka diktuar skenën muzikore shqiptare në më shumë se një dekadë.

Ndonëse shumë raporte u përmirësuan, mes tyre, akujt nuk u shkrinë.

Geti dhe Noizy vazhdojnë të mbesin ‘rivalë të përbetuar’ dhe kjo reflektohet ende në koncerte.

Dhjetë vite pas, edhe këtë verë, Noizy këndoi diss-in ndaj liderit të dikurshëm të “Babastars”.

Por besoni ose jo, ata do të ndajnë të njëjtën skenë.

Ata do të jenë ‘bashkë’ në Shtator në kuadër të “Alba Festival” që do të mbahet në Cyrih të Zvicrës mes datave 4 e 5.

Kurrë mos thuaj kurrë!



Të ndryshme
Më shumë
Grubi: Ne e luftojmë krimin 13 August 2021
Jeff Bezzos nuk shkoi në Sarandë, jahti luksoz ishte atje vetëm për t’u furnizuar me naftë26 August 2021
OBRM-PDUKM në takim me ASH-AAA, BDI dhe E Majta 6 July 2021