Nga Vendi
10 August 2021
100 milionë lira turke, marrëveshja mes Maqedonisë dhe Turqisë për pajisje ushtarake

Anëtarët e Qeverisë sot pasdite e shqyrtuan dhe miratuan edhe Raportin për negociata të kryera për nënshkrim të Marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak-financiar mes Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e mbështetjes financiare në shumë prej 100.000.000 lirave turke të llogaritura në dollarë amerikanë (11,5 milionë dollarë).

Mjetet financiare janë dedikuar për furnizim të prodhimeve të domosdoshme dhe shërbimeve për qëllime ushtarake (alokim të resurseve do të shfrytëzohen për furnizim të pajisjes për Forcat për operacione speciale, furnizim të automjeteve dhe pajisjes për njësitë logjistike) nga kompani lokale në Turqi, para së gjithash nga industria mbrojtëse turke për qëllime ushtarake.



Të ndryshme
Më shumë
Kapen 17 emigrantë në Radovish 6 August 2020
Kandidati për Kryeministër, Naser Ziberi zhvilloi takime në fshatrat e Tetovës (FOTO)10 July 2020
Levizjes BESA i bashkangjitet edhe këngëtari nga Tetova Jetmir Rexhepi29 June 2020