Nga Vendi
13 August 2021
Qeveria e Maqedonisë: Pagesa e subvencioneve nuk është ryshfet parazgjedhor

Subvencione prej 10 milionë eurosh për fermerët, dhe shpallje shtesë të subvencioneve për bletarët dhe zonat e mbjella, me material faror të certifikuar. Këto janë veprimet e fundit të qeverisë pas shpalljes zyrtare të zgjedhjeve lokale për në tetor.

Përveç subvencioneve, ka shpallje aktive për 300 vende pune në administratën publike. Gjysma e tyre janë planifikuar në Ministrinë e Sistemit Politik, të kryesuar nga Artan Grubi. Pas njoftimit të qeverisë se ka paguar dhjetë milionë euro nga buxheti i shtetit në emër të subvencioneve, ne pyetëm nëse ky është ryshfet parazgjedhor?

Pagesa e subvencioneve para garës zgjedhore u kritikua ashpër nga LSDM-ja derisa ishte në opozitë. Por, pushteti aktual tani nuk u përgjigj në pyetjet tona. Në vend që të përgjigjen nga Qeveria, përgjigje morëm nga Agjencia për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë.

Pagesa justifikohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese katër vjet më parë, me të cilin u shfuqizua ndalimi i pagesës së subvencioneve në prag të zgjedhjeve.



Të ndryshme
Më shumë
Zbulohen 43 emigrantë në rrugën Kumanovë – Shkup18 July 2020
Analizë, 40 për qind e njerëzve me arsim të lartë në Maqedoni jetojnë dhe punojnë jashtë vendit! 1 March 2021
Këngëtarja e njohur shqiptare mban në dorë byrzylyk që kushton 290,000 paund13 August 2021