ShowBiz
13 August 2021
“Isha e shokuar dhe nuk reagova… “, Modelja e njohur rrëfen dhunën verbale që ka ushtruar mbi të ish partneri

Modelja e njohur greke, Ioanna Bella ka treguar historinë e trishtë të dhunës nga ish partneri duke i bërë thirrje grave që të heqin dorë nga marrëdhëniet abuzive.

Ioanna Bella tregoi në një intervistë me gazetaren greke Sasa Stamati se si ia doli të hiqte dorë nga ai prtner që i thoshte fjalë të rënda. Këtë rrëfim e bëri duke u bazuar nga vrasjet që kanë ndodhur kohët e fundit në Greqi.

“Kam përjetuar dhunë verbale nga partneri im. Dhe natyrisht, e lashë atë marrëdhënie menjëherë. Gjatë grindjeve, ai më tha fjalë shumë të rënda, duke iu referuar jetës sime personale. Ai më thoshte gjëra që as nuk mund t’i thoja në publik dhe shumë më tepër. Isha në shok në atë kohë dhe nuk reagova, sepse situata do të ishte rënduar. Kështu u largove dhe nuk e pashë kurrë më ”, përshkroi Ioanna Bella.

Më pas u bëri thirrje të gjitha grave që të reagojnë në të njëjtën mënyrë ndaj incidenteve të ngjashme.“Të gjitha gratë duhet të jenë të sigurta dhe të mos lejojnë askënd t’i nënvlerësojë dhe t’i trajtojë keq. Asnjë grua nuk duhet të lejojë që dikush ta prekë ose të përdorë ndonjë formë dhune kundër saj,” tha ai.



Të ndryshme
Më shumë
Dario Doka: Unë jam Gay por e dua femrën më shumë se kta "burra", nëna ime dhunohej nga babai sepse ... 15 September 2021
Shqiptarët për herë të parë me drejtor në BSP, ja kush do të jetë drejtor14 September 2020
Viti i ri shkollor, protesta e UNSHM-së shtyhet për më 31 gusht24 August 2020