Nga Vendi
17 August 2021
Përse refuzojnë të vaksinohen shqiptarët?

Epidemiologu Fabian Cenko sheh vaksinën si të vetmen armë për t’u përballur me Covid-19, por është i mendimit që duhet treguar kujdes kur vjen fjala për të vendosur kushte për skeptikët që refuzojnë të vaksinohen pasi ata nuk duhet të ndihen të detyruar.

“Kufizimet që janë rregullatore për të bërë vaksinën, për të hyrë ose për të aksesuar shërbime të caktuara, është një instrument që jep rezultat, por duhet pasur kujdes sepse njerëzit mund të mendojnë që po detyrohen të bëjnë vaksinën pa qenë të bindur”, shprehet epidemiologu.

Pikërisht për të shmangur keqkuptime të tilla, epidemiologu Cenko sugjeron që të bëhet një studim për të kuptuar më mirë arsyet e refuzimit nga ana e qytetarëve.

“Duhet një studim në popullatë për të kuptuar se kush janë grupmoshat dhe cilat janë arsyet e refuzimit sepse mekanizmat duhet t’i përgjigjen këtyre arsyeve”, shtoi Fabian Cenko.

Aktualisht shifra e vaksinimit e popullsisë shqiptare me të dyja dozat është rreth 20% pa llogaritur ata që e kanë kaluar sëmundjen dhe kanë krijuar antitrupa në mënyrë natyrale.

Për të pasur një vjeshtë pa shumë probleme, Cenko mendon se përqindja e imunizimit duhet të jetë të paktën 70%. Ai përsëriti apelin ndaj qytetarëve që të vaksinohen pa marrë parasysh llojin e vaksinës që kanë në dispozicion.



Të ndryshme
Më shumë
Rritet numri i të infektuarve, mund të kthehen masat restriktive në Maqedoni29 July 2021
Rreth 1.000 të hospitalizuar nga coronavirusi në Maqedoni 1 September 2021
Kurti: Mbledhja e dy qeverive mbahet në muajin nëntor27 September 2021