Nga Bota
18 August 2021
SHBA bllokon asetet e Bankës Qendrore të Afganistanit

Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar rezervat e Bankës Qendrore të Afganistanit në llogaritë amerikane, duke ua pamundësuar talibanëve qasjen në miliarda dollarë.

“Asnjë aset i Bankës Qendrore, që ka Qeveria afgane në Shtetet e Bashkuara, nuk do të jetë i qasshëm për talibanët”, ka thënë administrata amerikane më 17 gusht.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka marrë këtë vendim përgjatë fundjavës teksa talibanët kanë pushtuar Kabulin më 15 gusht, dhe kanë rrëzuar Qeverinë e përkrahur nga Perëndimi.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid në konferencën e parë për media në Kabul, pas marrjes së pushtetit.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, shifra e rezervave të Bankës Qendrore ka qenë 9,4 miliardë dollarë në fund të prillit.

Shumica e rezervave është thënë se ruhen në Bankën Federave të Rezervave në Nju Jork dhe institucione tjera amerikane.

Në mesin e aseteve ka dollarë, ari dhe thesaret amerikane.

Talibanët janë në listë të sanksioneve amerikane, çka nënkupton se ata mund të përballen me vështirësi për të fituar qasje në këto fonde, përveç nëse Uashingtoni dhe aleatë e tij e njohin qeverinë e re.

Përveç bllokimit të qasjes në asete, Uashingtoni ka bllokuar edhe ndihmën për Afganistanin përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Afganistani është një prej vendeve më të varfëra në botë dhe varet tejet shumë nga ndihma e huaj, e cila mbulon rreth tri të katërtat e buxhetit shtetëror, sipas Bankës Botërore./rel/



Të ndryshme
Më shumë
Bexheti: Tetovës do t’ja kthejmë bardhësinë duke e pastruar nga çdo hije, pas të cilës fshihet llumi dhe zullumi!28 August 2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut17 September 2021
Situata tensionohet, Turqia njofton stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor27 August 2020