Nga Rajoni
18 August 2021
Një grua në Tiranë pastron reklamën e shkarravitur ku është fshirë fytyra e Goran Bregoviqit

Një grua në rrugët e Tiranës po pastron një nga reklamat e shkarravitura të koncertit të këngëtarit serb Goran Bregoviq, koncert që do të mbahet më 22 gusht në Korçë.

Fotografija e gruas që po pastron reklamën është publikuar nga DW, në faqen e tyre në Facebook.

Festa e birrës në Korçë, në të cilën është ftuar edhe këngëtari serb Goran Bregoviq ka shkaktuar debate të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë kërkuar anulimin e koncertit, madje gjithë këngëtarët kosovarë të ftuar e kanë bojkotuar organizimin.

Sidoqoftë, Korça nuk u tërhoq nga thirrja e këngëtarit në këtë festë dhe vazhduan me njoftime dhe me vendosjen e posterëve për detajet e performancës së tij.



Të ndryshme
Më shumë
Cozman më i dashuruar se kurrë, publikon momente romantike me partneren21 June 2021
Izairi: Jam i sigurt se do të ketë rritje të votave, për 225 vota nuk ia dolëm22 October 2021
E pa në semafor dhe u dashurua, djaloshi bën thirrje që t’i gjendet kjo vajzë 2 August 2021