Nga Rajoni
24 August 2021
Musliu: Kur më kërcënuan mua nuk reaguan koleget e mia që sot qesin lot krokodili për vrasjen e vajzës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar për vrasjen e 18-vjeçares Mo.O., nga Ferizaj. Sipas Musliut në vendin tonë ka reagime selektive, drejtësi selektive dhe mentalitet të rrezikshëm.

Këtë përfundim Musliu e ka nxjerrë, për shkak se siç thotë ajo, kur është kërcënuar me likuidim fizik  disa kolege të saj nuk kanë reaguar fare, ndërsa sot sipas saj, derdhin lot krokodili.

Para një muaji pata kërcnim për likuidim fizik, se do të me pritet koka me sepat. Nje person u arrestua u mor ne pyetje  dhe u dergua në mbajtje.

Pat reagime nga nje pjese e konsiderueshme e shoqerise por për qudi nuk pashe reagime nga disa gra, perfshi edhe disa kolege të mia, qe sot qesin lot krokodili  e reagojne ashper në rrjete sociale per vrasjen e “vajzes nga Ferizaj” siq po raportohet.

Une kam vetem nje pyetje: A duhet të vdesin grate e vajzat qe ne të behemi interesant me reagimet tona ne rrjete sociale si shoqeri?

Ngushellime Familjes për humbjen tragjike të vajzës.  Besoj qe organet kompetente do kryejnë punën e tyre dhe dorasit të marrin denimin i cili do jetë mësim për të gjithë ata që ngrehin dorë mbi vajzat dhe gratë në të ardhmen.

#reagimeselektive, #drejtesikolektive, #mentalitetirrezikshem



Të ndryshme
Më shumë
Pse u tërhoqën këto ushqime nga supermarketet në Zvicër22 June 2021
Nëse i dini përgjigjet në këto 5 pyetje, do të jeni të lumtur22 June 2021
Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Nënë e bijë gjenden të pajeta në shtëpi, u vetëflijuan se besonin te ringjallja 2 July 2020