Nga Vendi
25 August 2021
Dhoma e Mjekëve apelon qytetarët të denoncojnë mjekët që janë kundër vaksinimit

Punonjësit shëndetësorë duhet të shpërndajnë qëndrime të cilat bazohen në fakte të bazuara nga shkenca dhe të përmbahen nga promovimi dhe shpërndarja e spekulimeve dhe njohurive të pa konfirmuara.

Gjithnjë, e veçanërisht në kushte të pandemisë, është me rëndësi që profesionistët shëndetësor në aktivitetet e tyre të përmbahen në kodin etik, ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe mjekësinë e bazuar në fakte, duke u distancuar nga ndikimet poliitke apo ndikime tjera, informon Zhurnal.

Kështu bënë apel Dhoma e Mjekëve pasi në opinion u publikuan qëndrime të mjekëve të cilët janë kundër vaksinimit.

Sipas Dhomës së Mjekëve, çdo punonjës shëndetësor ka rol të rëndësishëm në krijimin e mendimit publik dhe përmes shpërndarjes së qëndrimeve personale dhe mendimeve, ndikon në ndërtimin e qëndrimeve dhe mendimeve të të tjerëve.

Dhoma e Mjekëve thirrë qytetarët që të paraqesin mjekët të cilët përhapin panikë tek populli me deklarata të cilat nuk janë të bazuara në shkencë, me qëllim të munden formalisht dhe juridikisht të veprojnë kundër tyre.

Sa i përket vaksinimit, nga atje potencojnë se është zgjidhja më efikase për mbrojtje nga virusi dhe e njejta ulë shanset për infektim dhe komplikime nga sëmundja.//Zhurnal.mk



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 13 është mbi 20%17 October 2021
Kryeministri Kurti i demanton lajmet se ndarja nga 100 euro pensionistëve është bërë për fushatë29 October 2021
Kompania franceze alarmon për rrezik radiologjik në Kinë23 July 2021