Nga Vendi
26 August 2021
MSH për rastin në Vrapçisht: Transportin e kufomave e bëjnë ndërmarrjet, jo Klinika Infektive

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me rastin në Vrapçisht, ku familjarët e një gruaje të vdekur, në vend të trupit të saj, në arkivol kishin gjetur trupin e një mashkulli.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se Klinika nuk ka bërë gabim dhe se barra për transportin e kufomave bie mbi morgun – ndërmarrjet për transportin e kufomave.

“E informojmë publikun se asnjë institucion shëndetësor në shtet, as Klinika Infektive nuk ka bërë gabim të tillë. Të gjitha spitalet dhe qendrat Kovid në tërësi i respektojnë protokollet për veprim ndaj trupave të të vdekurve në kushte spitalore, të dyshuar ose të vërtetuar me Kovid-19. Pas vdekjes dhe përgatitjes së trupit në përputhje me protokollet për mbrojtje nga Kovid-19, menjëherë thirret ndërmarrja komunale publike e komunës apo shërbimi i varrimit – Butel për Qytetin e Shkupit të cilëve u dorëzohet trupi. Ndërmarrjet e varrimit dhe jo spitalet i dorëzojnë trupat te familjet dhe e organizojnë varrimin”, thanë nga MSH.

Familjarët e gruas së ndjerë, arkivoli i së cilës ishte ngatërruar me një burrë në moshë të thyer, për TV21 kanë bërë të ditur se e kanë gjetur kufomën.

Siç bëjnë të ditur familjarët, arkivoli i nënës së tyre është gjetur në morgun e Gostivarit, ku është sjellë nga Klinika Infektive./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
OBRM-PDUKM: Masat e këqija të Carovskës po dëmtojnë arsimin në Maqedoni 2 September 2021
Tetovë, deri në ora 17:00 vetëm një e treta e qytetarëve kanë realizuar të drejtën e votës15 July 2020
Gashi: E kam thënë gabim se në LSDM dhe BESA ka njerëz të ISIS-it 7 July 2020