Nga Vendi
4 July 2020
Filipçe: Kufijtë mbeten të hapur

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka bërë të ditur se kufijtë mbeten të hapura, pavarësisht zërave të ndryshëm që qarkulluan ditëve të fundit.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se për momentin mbeten të hapura, ndërsa Komisioni për Sëmundje Infektive pritet të përfundon grumbullimin e informacioneve për gjendjen e pandemisë në vendet e rajonit.

“Në të gjithë botën pandemia nuk po zbehet, ka gjithnjë e më shumë pacientë, kudo që ka lehtësime të masave restriktive, ka shumë të infektuar të rinj, – njoftoi INA. – Komisioni për Sëmundje Infektive ka kontaktuar me përfaqësuesit e vendeve përreth dhe deri në fund të ditës priten informacionet për gjendjen me koronavirusin në të gjithë rajonin. Komisioni po ndjek situatën dhe për momentin kufijtë mbesin të hapur derisa të merren informacionet e nevojshme për pasqyrën epidemiologjike të vendeve fqinje”, ka shkruar Filipçe.

Një vlerësim të tillë e ka dhënë edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski duke theksuar se kufijtë mbeten të hapur. Këto reagime vijnë pasi që dy ditë më parë u dha lajmi se Komisioni për Sëmundje Infektive do të vendosë lidhur me mundësinë e mbylljes së kufijve me vendet fqinje, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.



Të ndryshme
Më shumë
“Duket si një film horror, por është realiteti”, përshkrimi nga një grua për zjarret në Greqi10 August 2021
Varhelyi: Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mbetet prioritet23 June 2021
Spasovski nga Kumanova: Dilni në votim është sigurt, zgjidhni siguri12 July 2020