Nga Bota
10 August 2021
“Duket si një film horror, por është realiteti”, përshkrimi nga një grua për zjarret në Greqi

Mijëra njerëz janë detyruar të evakuohen nga ishulli i dytë më i madh i Greqisë, derisa zjarret e ashpra janë ndezur.

Sipas BBC, duke qëndruar nën qiellin e kuq, një turist në ishullin Evia i ka përshkruar skenat si “apokaliptike”.

Një grua tjetër e cila po largohej me traget tha se skenat ngjanin “sikurse me një film horror”.

“Është si një film horror, por nuk është … është një realitet”, u shpreh ajo.

Bëhet e ditur se pamjet me dron kanë kapur pamjet që tregojnë shkallën e dëmit të shkaktuar nga zjarret në vend, në veri të Athinës.



Të ndryshme
Më shumë
Policia qëllon për vdekje një 25-vjeçar në Tiranë 8 December 2020
MSH Maqedoni: Dje janë aplikuar 13.810 vaksina28 July 2021
Gjashtë militantë islamikë dënohen me vdekje për vrasjen e dy aktivistëve LGBT31 August 2021