Nga Vendi
31 August 2021
Dje në Maqedoni janë aplikuar 18.292 vaksina

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Nga MSH informojnë se janë aplikuar gjithsej 1.253.612 doza të vaksinës, ndërsa 531.033 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 18.292 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 9.240 qytetarë. Sipas të dhënave të fundut, 52% e popullatës mbi 40 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës dhe 28% të popullatës mbi 18-39 vjet është vaksinuar me të paktën një vaksinë”, njoftojnë nga MSH.

Nga MSH njoftojnë se qytetarët pa termin po vaksinohen në pikat ekzistuese vaksinale nëpër Maqedoni, ndërsa fëmijë nga 12 deri 18 vjet vaksinohen me pëlqim nga prindi.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe janë e vetmja mënyrë për ta mposhtur pandeminë. Vetëm me vaksinim të plotë parandalohet forma e rëndë e sëmundjes dhe ulen mundësitë për infektim dhe vdekje nga virusi”, thuhet në fund të njoftimit.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
ASH-AAA do ta largohet gjatë votimit të Xhaferit21 August 2020
Eurostat: Që nga nëntori Shqipëria me rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë23 June 2021
Moti me vranësira dhe reshje të rrëmbyeshme 23 June 2020