ShowBiz
1 September 2021
Spitali i Dibrës mbetet pa furnizime, Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë bën thirrje publike për ndihmë

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, së fundi është marë pjesë në Javën e Modës në Venedik të Italisë.

Pop – ylli mori pjesë në eventin special të “Dolce dhe Gabanna” në promovim të koleksionit të tyre më të re, shkruan “Kosovarja”.

 

Duke mos e harruar origjinën e saj së fundi ka bërë thirrje publike para mbi 10 milionë ndjekësve të saj në Instagram, duke kërkuar nga fansat e saj shqiptarë, që të ndihmohet Spitalin e Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut – qytet ky nga familja e saj ka prejardhjen.

“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar Rexha në InstaStory.

Po ashtu ajo ka ndërlidhur edhe linkun i cili i dërgonë njerzit te fondacioni në faqen “GoFundMe”, ku mund të dhurohen online të ardhura për të ndihmuar spitalin.

Nga pasqyra e fondacionit mund të shihet se vet ajo ka dhuruar 10 mijë dollarë (rreth 8,400 euro) për të ndihmuar furnizimin e spitalit.

Kjo është thirrja që bëhet në përshkrimin e situatës në GoFundMe:
Ju lutemi bashkohuni me SHAD në mbledhjen e fondeve për të ndihmuar spitalin në Dibër që ka nevojë urgjente për furnizime mjekësore bazë për të ndihmuar pacientët që luftojnë me COVID-19. Siç e dini të gjithë, virusi COVID-19 në Dibër është përhapur përsëri dhe është përkeqësuar shumë shpejt, duke rezultuar në një rritje të numrit të rasteve fatale. Për shkak të rritjes së shpejtë të pacientëve me COVID-19, spitali ka tejkaluar kapacitetin e tij për të siguruar oksigjenin e nevojshëm duke i vënë pacientët në rrezik të madh! SHAD reagoi urgjent sot, 31 gusht 2021, dhe bëri një blerje direkte të rezervuarëve të oksigjenit me vlerë 5,000 dollarë, nga një kompani në Kryeqytetin e Maqedonisë Veriore – Shkup (TGS “Tehnicki Gasovi DOO -Shkup”). Sidoqoftë, këto furnizime nuk do të zgjasin shumë pasi numri i pacientëve po rritet me shpejtësi dhe spitali siç u përmend më lart, tashmë e ka tejkaluar kapacitetin e tij! Përveç rezervuarëve të oksigjenit, spitali ka nevojë edhe për pajisje të tjera mjekësore. Çdo donator që dëshiron të dhurojë ose blejë pajisje, së shpejti do të sigurojmë një listë të detajuar të pajisjeve në nevojë.



Të ndryshme
Më shumë
Dita kur krisi lufta në Gllogjan, Haradinaj: Na shanë serbisht, pastaj u dëgjua një e shtënë10 August 2021
Maqedoni: Prezantohet linja e katërt kreditore, 10 milionë euro për kompanitë mikro dhe të mesme 7 July 2021
Xhambaski: Maqedoni mund të bëhet anëtare e BE-së kur të bëhet shtet normal 6 July 2021