Nga Vendi
2 September 2021
Pahor: Maqedonia e Veriut bëri gjithçka dhe nuk fitoi asgjë

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor në fjalimin e tij në Forumin Strategjik që mbahet në Bled të Sllovenisë doli në mbrojtje të Maqedonisë dhe anëtarësimit të saj në BE.

“Për momentin bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë në pritje. Problemi nuk është vetëm politik, por situata u shndërrua si kujdes moral i BE-së. Çfarë bëri Maqedonia për perspektivën e saj evropiane? Gjithçka bile edhe më shumë. Çfarë fitoi? Asgjë më shumë”, tha Pahror.

Ai tha se bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë duhet të jenë prioritet për Bashkimin Evropian./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Dr Latifi: Dasmat dhe pushimet verore janë shkak për ritjen e numrit të rasteve me COVID 1928 August 2020
Pse duhet ta përdorni ajrin e kondicionuar në veturë edhe gjatë dimrit?15 October 2021
Integrimi evropian, Zaev pret rezultat pas zgjedhjeve në Bullgari 4 October 2021