Nga Vendi
2 September 2021
Zaev: Dimitrievski do të shkarkohet nga LSDM

Kryeministri Zoran Zaev sot komentoi vendimin e kryetarit aktual të Kumanovës, Maksim Dimitriveski, i cili po kandidon në zgjedhjet e ardhshme lokale si kandidat i pavarur dhe përjashtimin e tij nga partia.

“Një nga mënyrat se si do të vendosni që të largoheni nga LSDM është të kandidoni si kandidat i pavarur. Maksim vendosi të dalë kundër Maksimit, ndërsa LSDM në Bordin Qendror duhet të përfundojë këtë përjashtim nga partia”, tha Zaev.

Ai tha se vendosmëria e Dimitrievskit për të mos pritur dhe për t’u shfaqur para kohe si kandidat i pavarur është vendimi i tij personal./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Deklarata e Sharon Stone për Meryl Streep bëhet virale, kjo është arsyeja24 June 2021
Trump: Joe Biden nuk përfitoi asgjë nga samiti18 June 2021
Zaev për Kurtin: Nëse përplasemi me Kosovën, duhet edhe me Hungarinë për shkak të azilit24 September 2021