Nga Vendi
4 September 2021
Nuhiu: Regjistrimi do të fillojë më 5 shtator, alternativë tjetër nuk ka!

Regjistrimi do të fillojë më 5 shtator dhe alternativë tjetër nuk ka, kështu u shpreh zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu para gazetarëve.

“Siguruam mundësinë që secili qytetarë të regjistrohet, të numërohet, të duket, të bëhet i gjallë. Gjatë periudhës së regjistrimit nuk ka akt më të madh patriotik se regjistrimi. Të gjithë jemi të lidhur me vendin, me shtëpinë me pronat tona. Prandaj regjistrimi është jetik. Në këtë proces të madh statistikor në vend çdo qytetarë është i rëndësishëm, prandaj secili duhet të regjistrohet. Regjistrimi i popullsisë do të fillojë më 5 shtator alternativë tjetër nuk ka”, tha Agim Nuhiu, transmeton TV21.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=273954817623876



Të ndryshme
Më shumë
Protestë e Koalicionit për persona me nevoja të veçanta para Qeverisë së Maqedonisë 7 September 2021
Vjedhje e armatosur në Tetovë10 August 2020
Bisedimet në Uashington do të jenë shumë të vështira, thotë ministri i Mbrojtjes i Serbisë28 August 2020