Nga Vendi
6 September 2021
Zaev për aksidentin tragjik: Kiçeec është liruar nga burgu me argumente

Kryeministri Zoran Zaev sot ka komentuar aksidentin tragjik në rrugën Gostivar-Kërçovë ku një i ri humbi jetën.

Zaev tha në lidhje me përfshirjen në aksident të të burgosurit Zoran Milevski-Kiçeec ka biseduar me drejtorin për Zbatimin e Sanksioneve, Marijan Spasovski dhe se ai ka argumentuar që Kiçeec është liruar me arsyestim shëndetësorë.

“Këtu kemi të bëjmë me dokumentacion të kompletuar mjekësorë, për arsye shëndetësore, që i takon çdo personi që vuan dënimin që të mund t’i shfrytëzojë posaçërisht me këto argumente që janë me nënshkrime nga mjekë përkatës”, tha mes tjerash Zaev.

Kreu i ekzekutivit tha se nuk ka informacione se pse Kiçeec po udhëtonte drejt Shkupit dhe se pse me të po udhëtonin edhe dy shtetas serb.



Të ndryshme
Më shumë
“Atje ku shkel shqiptari, nuk rritet bari”- gjuhë e urrejtjes kundër shqiptarëve në natën e fatkeqësisë në Tetovë 9 September 2021
Tetovë, arrestohet 42-vjeçari i dyshuar për dëmtimin e rrjetit të oksigjenit31 August 2021
Konfirmohen 96 raste të reja me coronavirus në Kosovë, shërohen 87 persona27 June 2020