Nga Vendi
10 September 2021
OBRM-PDUKM: Nuk ka hetim objektiv kur Zaev dhe Filipçe hetojnë Zaevin dhe Filipçen

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se është dita e dytë që Zaevi po fshihet nga opinioni për tragjedinë në Tetovë.

“U njoftuam se përgjegjësia morale e Filipçes varet nga hetimi, por Filipçe duhet të dijë se përgjegjësia morale nuk vërtetohet, por duhet të ndjehet”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, në këto momente më e rëndësishme për hetimin është e ndërmarrje e përgjegjësisë.

“Nuk ka hetim objektiv kur Zaev dhe Filipçe hetojnë Zaevin dhe Filipçen. Për këtë shkak duhet të tërhiqen dhe të japin dorëheqje”, thonë nga kjo parti.

Nga OBRM-PDUKM thonë se duhet të japin përgjigje që nëse nuk është problem ndërtimi i spitalit atëherë a është problem funksionimi dhe menaxhimi.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Humor apo ironi? Ja çfarë tha Elvis Pupa për Arbana Osmanin21 October 2021
“Më e mirë nëna se e bija”, Erion Veliaj e komplimenton nënën e Dua Lipës23 July 2021
Burri që ka hundën më të madhe në botë 8 October 2021