Nga Vendi
10 September 2021
Nuredini: Është e dyshimtë se si zjarri u përhap shumë shpejt

oordinatori i spitalit Covid në Tetovë, dr.Gëzim Nuredini ka theksuar se është e dyshimtë se si zjarri në këtë spital modular natën e së mërkurës është shpërndarë me shpejtësi të madhe, edhe ate për jo më pak se 5 minuta.

Ai këtë e ka bërë të ditur në një prononcim për TV24, duke shprehur doza dyshimi.

“Pasi që ndodhi zjarri, ne menjëherë u informuam dhe tërë klinika ishte para këtij spitali modular dhe gjithçka zgjati prej 3 – 5 minuta,

dhe se në atë kohë janë evakuuar pacientë, por për një kohë të shkurtër tymi kaploi hapësirat. Është e dyshimitë se si zjarri u përhap shumë shpejt”, theksoi dr.Nuredini.

(INA)



Të ndryshme
Më shumë
Shkup, gjatë javës do të realizohet spërkatje tokësore kundër mushkonjave29 June 2020
70-vjeçari në Itali shkatërron Ferrarin me vlerë 135 mijë euro 8 September 2021
A ka pasur kamera vëzhgimi në spitalin kovid në Tetovë10 September 2021