Nga Vendi
13 September 2021
“Të ndërpritet ndërtimi i objektit modular në Butel”, Kostovski: Ky objekt është si ai në Tetovë!

Kandidati për kryetar të Butelit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Darko Kostovski kërkoi të ndërpriten punimet për ndërtim të objektit modular në këtë komunë, i cili duhet të shpërbejë si poliklinikë.

Siç thotë, edhe ky objekt është si ai në Tetovë – i pasigurt për qytetarët, duke shtuar se po e ndërton kompania e afërt me pushtetin aktual.

Ndryshe, TV21 para dy ditëve publikoi storje se në Butel është duke u ndërtuar një objekt modular, i cili do të shërbejë si poliklinikë.

“Bëhet fjalë për lloj të njëjtë të ambulancës modulare si ajo në Tetovë, të cilën e ndërton kompania e njëjtë e afërt me pushtetin.

Kryetari në largim Velimir Smilevski, gjatë periudhës parazgjedhore, por edhe gjatë mandatit të tij të pasuksesshëm 4-vjeçar, dhjetë herë publikisht premtoi se komuna e Butelit do të bëhet me një poliklinikë bashkëkohore.

E gjithë kjo rezultoi me një objekt të pasigurt dhe nënçmues i cili e cenon dinjitetin e banorëve të komunës së Butelit”, tha Darko Kostovski, kandidat për kryetar të Butelit./TV21



Të ndryshme
Më shumë
Gjermania vendos masa më të ashpra për të frenuar COVID1928 August 2020
Kali përfundon në autostradën Tetovë – Shkup, policia identifikon pronarin23 September 2021
Florin Besimi: Nuk do të lejojmë që grupet e ndjeshme të margjinalizohen, çdo qytetar ka vlerë! 3 July 2020